Projekti 100 Çati filloi si një nismë për të mbrojtur monumentet e arkitektures popullore të Serbisë duke i mundësuar mbulimin me çati, si një masë stabilizuese. Pasi punimet përfunduan në shtatë monumente, projekti u zgjerua dukepërfshirë aktivitete trajnuese për profesionistë të rinj, duke përdorur objektet ku konservimi vazhdonte për iniciativën trajnuese të Kampeve Rajonale të Restaurimit. Duke përdorur këtë përafrim, 13 monumente të arkitekturës popullore u restauruan pjesërisht apo plotësisht, në të gjithë Serbinë.
Aktualisht fokusi i projektit është kompleksi i qilareve të verës në Negotin, i cili ështënë pritje për t’u shpallur pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky kompleks qilarësh dhe projekti 100 çati po përdoren si baza për trajnimin e profesionistëve të rinj dhe për përfshirjen e komunitetit lokal, duke organizar Kampe Rajonale të Restaurimit në Rogljevo, Negotin. Parashikohet të restaurohen edhe 3 monumente të arkitektures popullore në të ardhmen e afërt, ndërsa titulli ambicioz i projektit flet vetë për planin.