Përfshirja e Komunitetit në Trashëgimi: Angazhimi me Interpretimin në Nivel Lokal

Përfshirja e Komunitetit në Trashëgimi: Angazhimi me Interpretimin në Nivel Lokal

Ky projekt zhvillohet në kornizën ekzistuese të CHwB-së në lidhje me interpretimin e trashëgimisë kulturore dhe angazhimin e komunitetit nëpërmjet Kampeve Rajonale të Restaurimit për të lehtësuar një angazhim më të lartë të komunitetit në lidhje me ruajtjen dhe interpretimin e trashëgimisë së tyre. Projekti ka tre objektiva kryesore:

1.Nxitja dhe lehtësimi i angazhimit aktiv të komunitetit aty ku janë zhvilluar Kampet Rajonale të Restaurimit
2. Ngritja e një baze të interpretimit për komunitetin lokal, ku të përfshihen burime njerëzore, ide interpretimi e mjete
3. Kthimi i këtij angazhimi lokal në një burim për interpretimin (rrugëtime që ndjekin histori të caktuara, material edukuese për fëmijët, etj.), realizimi dhe ofrimi i të cilit mbështetet dhe drejtohet nga anëtarë të komunitetit vendas

Ky projekt mbështet punën e CHwB-së me interpretimin në disa nivele. Fillimisht, mbështet modulet e interpretimit të organizuara gjatë Kampeve, ku pjesëmarrësit prezantohen me konceptin e interpretimit dhe praktikojnë teknika për interpretimin e vendeve të tyre të punës gjatë Kampit. Gjithashtu, ka mbështetur punën e stafit të CHwB-së në projekte në Gjiroakstër, si ai i anketimit të pronarëve të monumenteve apo “Trego Historinë e Gjirokastrës”. Këtë vit, ky projekt do të punojë me interpretimin në Kosovë nëpërmjete Kampit Rajonal të Restaurimit në Mitrovicë.

Njëkohësisht, ky projekt financon pjesërisht koleksionin e botimeve për fëmijë“E Ka Kush E Ka”, i cili synon t’ua paraqesë fëmijëve edukimin mbi trashëgiminë në një mënyrë argetuese e të lehtë për t’u qasur.

Vendndodhja :

Gjirokastër

Datat e projektit :

April 2014 – present

Donatoret :

Headley Trust

Ne bashkepunim me :

Grupi i punës :

sqAlbanian