Synimi kryesor i “Bëje Tënden” është të rrisë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në kulturën e tyre dhe të advokojë për politikanët dhe grupet e interesit që ta marrin trashëgiminë kulturore në konsideratë. E nisur në Shqipëri në mars 2012, fushata është adoptuar nga zyrat e CHwB-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Trashëgimia kulturore është një pjesë thelbësore e identitetit njerëzor dhe përfshirja aktive e shoqërisë në të është shenjë e një kulture dinamike e në zhvillim të vazhdueshëm. Në këto kushte, “Bëje Tënden” nxit këdo, specialistë, njerëz te medias, politikanë, të ndërmarrin një rol aktiv në përdorimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Në shqip shprehja “Bëje Tënden” (‘Bone tanden!’ në Kosovë dhe ‘Učinisvojim!’ në
Bosnje e Herzegovinë) nënkupton që secili anëtar i komunitetit duhet të marrë përgjegjësi personale përkundrejt trashëgimisë së tyre kulturore dhe, njëkohësisht, që ata duhet të japin ndihmesën e tyre për konservimin dhe advokimin e trashëgimisë së tyre, në mënyrë që të sigurojnë që ajo do jetë një burim krenarie e frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Fushata “Bëje Tënden” është në rritje të vazhdueshme dhe aktivitetet në të ardhmen do të përfshijnë aktivitete me fëmijët e shkollave, mundësi për politikanët për të marrë pjesë në procesin e restaurimit, përfshirje të vazhdueshme të komunitetit vendas e të mediave dhe fushata mediatike ndërgjegjesuese për të nxitur komunitetin që të investojë në ruajtjen e trashëgimisë së tyre.