Pjese e projektit rajonal “Ballkani Perëndimor – nga historia të pjesëmarrja aktive bashkëkohore”, seria e Seminareve të Trashëgimisë Rajonale synonin të përdornin trashëgiminë kulturore si një platformë për profesionistët, duke siguruar kushtet për pajtim, si domosdoshmëri për paqe, demokraci e respektim të të drejtave të njeriut, si dhe për nxitjen e rritjes së ekonomive lokale nëpërmjet trashëgimisë kulturore.
Seminarët u organizuan në Gjirokastër, Prizren dhe Jajce, qytete që kanë arritur të ruajnë në kohë një shkallë të lartë të trashëgimisë e diversitetit kulturor, duke sjellë bashkë ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë, projekte e individë me prejardhje të shumëllojshme. Seminaret rezultuan të ishin ngjarje kreative, pozitive e frymëzuese që ndihmuan në eksplorimin e marrëdhënieve midis njerëzve e trashëgimisë. Pika e takimit qëndronte në historitë e emocionet që na bashkojnë të gjithëve, përtej kohës e vendit, me bindjen se trashëgimia mund të bëjë diferencën.
Rezultate : me shumë se 150 pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe rajone të tjera; 1 set publikimesh në tri gjuhë; një rrejt dixhital i profesionistëve të trashëgimisë në Ballkan që do strukturohet së shpejti.