Konservimi i Tekstileve: Trajnim Rajonal në Gjirokastër

Training Conservators: Saving a Neglected Collection

CHwB në bashkëpunim me HWB implementoi një trajnim 10-ditor mbi konservimin e tekstileve për specialistët e muzeve të rajonit në Gjirokastres, në prill 2014.

Që nga fillimi i viteve ’90, me ndryshimin e regjimeve, muzetë ranë në harresë pothuajse totale, ku shumë koleksione u dëmtuan, humbën, apo mbetën në kushte shumë të këqija konservimi. E njëjta situate kritike shfaqej edhe me zhvillimin e aftësive profesionale të punonjësve të muzeve. Trajnimi u erdhi në ndihmë specialisteve nga rajoni për konservimin dhe interpretimin e koleksionit unik të tekstileve të Muzuet Etnografik të qytetit muze të Gjirokastrës, dhe gjithashtu iu pergjigj nevojave të koleksionit. Trajnimi pati 12 pjesëmarres nga Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Synimet që u arritën :

– Përcaktimi dhe përforcimi i aftësive tradicionale në punën me tekstile;
– Ngritja e kapaciteteve në shkallë rajonale në konservimin dhe shfaqien e tekstileve;
– Identifikimi i rreziqeve kryesore dhe i masave që mund të merren për depozitimin dhe shfaqien e kostume dhe tekstileve në Muzeun Etnografik;
– Përfshirja e artizaneve vendase;
– Eksplorimi i mënyrave të ndryshme në të cilat mund të shfaqen dhe interpretohen kostumet dhe tekstilet historike;

Vendndodhja :

Gjirokastër

Datat e projektit :

April 2014

Donatoret :

The Clothworkers Foundation

Ne bashkepunim me :

Heritage Without Borders (UK) In partnership with CHwB Albania

Grupi i punës :

sqAlbanian