Ne restaurojmë dhe ndërtojmë marrëdhënie.

Ju mund të mendoni që ne jemi një lloj zhvilluesi që restauron ndërtesa historike në zonat e prekura nga lufta ose fatkeqësitë natyrore. Ne do të thonim që jemi ekspertë të së drejtave të njeriut, ripajtimit dhe uljes së varfërisë. Ne restaurojmë trashëgiminë kulturore dhe ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmeve.

Në këndvështrimin tonë, ka një lidhje midis restaurimit të një ndërtese dhe ndërtimit të lidhjeve njerëzore, besimit, ekonomive, shoqërive, – dhe vetë kombeve. Një ndërtesë është më shumë se vetëm tulla dhe llaç. Është gjithashtu një lidhje me të shkuarën dhe një pjesë e historisë, sigurisë dhe identitetit të njerëzve.

Lexo më shumë

Një lidhje me të kaluarën dhe një derë drejt së ardhmes, – të dish se nga vjen të ndihmon të zgjedhësh cilën rrugë të ndjekësh drejt së ardhmes. Ne e promovojmë trashëgiminë kulturore si një motor zhvillimi lokal dhe rajonal që tërheq gjithashtu dhe turistë. Ky është një nga rezultatet. Tjetri është marrëdhëniet që krijohen gjatë punës. Dalja në sipërfaqe e togëfjaëshit “Ne” gjatë diskutimit se kush e merr vendimin për një vend të caktuar dhe si ky vend duhet vënë në përdorim.

Çdo projekt është një proces demokratizimi që ofron mundësi të panumërta për zgjidhje konfliktesh, forcim të besimit mes armiqve të dikurshëm dhe zhvillim ekonomik dhe shoqëror.

Krijimi i një ekipi burrash dhe grash me sfonde të ndryshme etnike dhe fetare bën të mundur takimin mes tyre, takim që në kushte të tjera do të ishte i pamundur. Ata fitojnë një mundësi për të njohur njëri-tjetrin, të besojnë te njëri-tjetri dhe të ndërtojnë diçka së bashku.

Angazhimi i mjeshtrave vendorë, bën të mundur përdorimin e metodave tradicionale të punës që janë shpeshherë respektuese të mjedisit dhe që gjenerojnë mundësi punësimi. Një ndërtues duhet të jetë i “prerë” për të bërë restaurim. Nëse kjo bëhet permes një konkurrence të ndershme, atëherë lind menjëherë mundësia për të diskutuar çështjet e korrupsionit dhe se si mund të luftohet ai. Kur restaurimi përfundon, ndërtesa duhet të mbrohet me ligje që duhen harmonizuar dhe me ato të vendeve të tjera.

Ky proces krijon kështu një nevojë për një administratë funksionale. Në nivelin vendor, restaurimi duhet përfshirë në një plan zhvillimi që mundëson një diskutim të hapur të zhvilimit vendor në tërësi – diskutim ky që forcon besimin mes njerëzve dhe besimin tek institucionet.

Detyra jonë është të nisim këto procese. Qëllimi ynë është që partnerët tanë t’i përfundojnë me sukses. Duhet kohë që këto procese të përfundohen: shkatërrimi i historisë është i shpejtë, por ndërtimi i besimit, demokracisë dhe të së ardhmes është shpesh një proces i mundimshëm.

Por mund t’ia dalim.

Lexo më pak

0

Vite

0

Partnerët

0

Donatorët

0

Projektet

Donatorët

Suedia

CHwB Shqipëri mbështetet kryesisht nga Suedia, përmes Agjensisë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA). SIDA është një organizatë qeveritare nën umbrellën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe administron gjysmën e buxhetit që Suedia jep për ndihmën për zhvillimin. http://www.sida.se

Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP)

Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës AFCP) është një nga shumë programe të drejtuara nga Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së si pjesë e misionit të saj të diplomacisë publike përmes programimit dhe shkëmbimit arsimor dhe kulturor. AFCP mbështet një gamë të gjerë projektesh për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të tilla si restaurimi i ndërtesave historike, ruajtja e vendeve arkeologjike, vlerësimi dhe konservimi i koleksioneve muzeale, përmirësimi i kushteve të ruajtjes për arkivat dhe dorëshkrimet dhe dokumentimi i gjuhëve indigjene të zhdukura. https://eca.state.gov/cultural-heritage-center/ambassadors-fund-cultural-preservation

 

 

Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë mbron dhe promovon interesat e SHBA-së dhe zhvillon marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë nëpërmjet kontakteve me qeverinë shqiptare, si dhe me komunitetet e vendit të biznesit, të punës, medias, civile, akademike, ushtarake, arsimore dhe të artit dhe kulturës, si dhe njerëzit e saj në përgjithësi. https://al.usembassy.gov/

 

 

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

Misioni i AADF-së është të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF mbështet disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit. Në tetor 2015, CHwB Albania dhe AADF nënshkruan një marrëveshje që ka mundësuar zgjerimin e Kampeve në qytete të tjera në Shqipëri, po ashtu edhe pasuruar tematikat e tyre. http://www.aadf.org

Fondi i Princit Klaus

I mbështetur në parimin që kultura është një nevojë bazike, misioni i Fondit të Princit Klaus është që të kërkojë vazhdimisht bashkëpunime kulturore të bazuara mbi barazinë dhe besimin, në hapësirat ku pasuritë dhe mundësitë për shprehjen e kulturës, prodhimtaria krijuese dhe hulumtimi janë të kufizuara dhe ku trashëgimia është e rrezikuar. Fondi i Princit Klaus gjendet në Amsterdam dhe mbështetet nga Ministria Hollandeze e Punëve të Jashtme dhe Llotaria Hollandeze e Kodit Postar. http://www.princeclausfund.org/

 

 

Ministria e Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal të Hessenit, Gjermani

Ministria e Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal është e themeluar mbi politika të garantimit të qëndrueshëm zhvillimor të Hessenit, bazuar në zhvillimin e mirë-balancuar ekonomik dhe një qasje të ndjeshme ekologjike. https://english.hessen.de/

 

Bashkëpunimi Gjerman

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) zotëron një pasuri të madhe ekspertize rajonale dhe vë njohuritë e saj në menaxhim në shërbim të zhvillimit anekënd botës. Duke qënë një ndërmarrje federale, ajo mbështet Qeverinë Gjermane në arritjen e objektivave në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm. http://www.giz.de/

Ambasada Gjermane

Një grant nga Ambasada Gjermane në Tiranë financoi projektin e CHwB-së për konservimin e Mozaikut Paleokristian në Antigone, në Shqipërinë e Jugut. http://www.tirana.diplo.de/

 

 

Këshilli i Europës

Këshilli i Evropës është organizata kryesore e të drejtave të njeriut në kontinent. Ai mbron lirinë e shprehjes dhe të medias, lirinë e tubimit, barazinë dhe mbrojtjen e pakicave. https://www.coe.int/en/web/portal

 

 

Bashkimi Europian

Bashkimi Evropian është një grup prej 27 shtetesh në Evropë. Të gjitha vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian punojnë së bashku për të siguruar që të ketë paqe në Evropë, njerëzit të kenë jetë të mirë, gjërat janë të drejta për të gjithë njerëzit dhe askush nuk lihet jashtë, gjuhët dhe kulturat e të gjithë njerëzve respektohen, ka një ekonomi të fortë evropiane dhe vendet përdorin të njëjtën monedhë për të bërë biznes së bashku. BE financoi disa nga projektet më të rëndësishme të CHwB. http://europa.eu/

 

 

Allinaz Cultural foundation

The Foundation promotes and supports people and organizations who face the challenges of our times. We support and connect risktakers from the areas of civil society, environmental protection, and arts and culture – everyone who dares to test new societal models of living together beyond the beaten path.

https://allianzfoundation.org/

Aleanca ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë në zonat e konfliktit (ALIPH)

ALIPH është krijuar në mars 2017. Është një iniciativë unike bashkëpunimi ndërkombëtare e krijuar për të përballuar sfidën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në zonat konfliktuale dhe pas konfliktit. http://www.aliph-foundation.org

 

 

International coalition of sites of conscience

 

Founded in 1999, the International Coalition of Sites of Conscience (ICSC or “the Coalition”) is the only worldwide network of Sites of Conscience. With over 350 members in more than 65 countries, we build the capacity of these vital institutions through grants, networking, training, transitional justice mechanisms, and advocacy. These members and partners remember a variety of histories and come from a wide range of settings – including long-standing democracies, countries struggling with legacies of violence, as well as post-conflict contexts just beginning to address their transitional justice needs – but they are all united by their common commitment to use the lessons of the past to find innovative solutions to related social justice issues today. https://www.sitesofconscience.org/

Agjensia Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvilim

Agjensia Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvilim (SCD) vepron nën Departamentin Federal të Punëve të Jashtme. SCD ka mbështetur CHwB-në në një projekt në lidhje me leshpunuesit dhe punuesit e veshjeve në Shqipërinë e Jugut. http://www.sdc.admin.ch/

 

 

Headley Trust

Administratorët e besuar konsiderojnë dhe mbështesin projekte dhe iniciativa në fusha të veçanta. Disa nga këto fusha janë: konservimi dhe regjistrimi i trashëgimisë; ndërgjegjësimi për çështjet e trashëgimisë; mbështetja e kapaciteteve të OJQ-ve të reja të trashëgimisë; trajnimi i gjeneratës së ardhshme të profesionistëve të ruajtjes dhe trashëgimisë; angazhimi i të rinjve në trashëgiminë e tyre. Headley Trust mbështeti punën e CHwB Albania me interpretimin e trashëgimisë në disa nivele. https://www.sfct.org.uk/Headley.html

 

 

HORIZON 2020 of EU

Në vitin 2011, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së i kërkuan Komisionit Evropian që të bashkojë të gjitha financimet e mëparshme të BE-së për kërkimin dhe inovacionin nën një kuadër të përbashkët strategjik. Komisioni nisi një konsultim të gjerë që përfshin të gjithë aktorët kryesorë që ka çuar në Horizon 2020. https://ec.europa.eu/programmes/horizon2020/

 

 

CHwB –Shqipëri është anëtare nderi e rrjeteve të mëposhtme

Përkatësia

Koalicioni Ndërkombëtar i Vendeve të Ndërgjegjes

Koalicioni Ndërkombëtar i Vendeve të Ndërgjegjes është një rrjet mbarëbotëror i "Siteve të ndërgjegjes" - vende historike, memorialë, muzeume dhe iniciativa që aktivizojnë fuqinë e vendeve të kujtesës për të angazhuar publikun me një kuptim më të thellë të së kaluarës dhe për të frymëzuar veprime për të formuar një të ardhme të drejtë.

Rrjeti Ballkanik i Muzeve

Misioni i Rrjetit Ballkanik të Muzeve është të ruajë, ndajë dhe përhapë trashëgiminë e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

SEE Heritage Network

Sites of Heritage është një rrjet që përbëhet nga organizata të shoqërisë civile nga Evropa Juglindore. Rrjeti është themeluar në vitin 2006 dhe detyra kryesore e tij është mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë së përbashkët kulturore brenda këtij rajoni.

sqAlbanian