Njoftim për Tender “Realizimi në shtyp i katër libërthave edukativë”

Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) fton kompanitë me përvojë të paraqesin propozime për

Printimi i katër broshurave edukative“, prokurimi me numër referencë 03-2023.

Në kuadër të projektit “Heritage Empowering and Learning Platforms”, CHwB Albania dëshiron të printojë 4 broshura edukative mbi Muzeun Etnografik të Kavajës, Muzeun Etnografik të Krujës, Urën e Kurçajt (Krujë), Kalanë e Bashtovës. Ky është një nga projektet e shpërblyer nga thirrja për grante “Rikrijo të kaluarën, ndërto të ardhmen” e EU4Culture, një program i financuar nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga UNOPS, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, i cili synon të ringjallë objektet e trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Përshkrimi i detajuar i shërbimeve dhe kushteve jepet në dokumentacionin e tenderit, si më poshtë:

  1. Termat e Referencës
  2. Aneks 1 – Forma Ligjore
  3. Aneks 2 – Oferta Financiare

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 14 Prill ora 12.00.

Kontaktoni

Email: procurement@chwb.org

Leave a Reply

sqAlbanian