Njoftim për Tender “ Përmirësimi i sistemit të monitorimit të gjëndjes së pasurive kulturore për prioritizimin efikas të ndërhyrjeve si dhe vlerësimin potencial të riskut në objektet e trashëgimisë kulturore ”, në vijim referuar si “ Aplikacioni ”

Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) fton kompanitë me përvojë për të paraqitur propozimet për hartimin e një aplikacioni WEB “ Përmirësimi i sistemit të monitorimit të gjëndjes së pasurive kulturore për prioritizimin efikas të ndërhyrjeve si dhe vlerësimin potencial të riskut në objektet e trashëgimisë kulturore ” , në vijim referuar si “ Aplikacioni ”. Prokurim nga CHwB Albania i Shërbimeve të Konsulencës me numër reference 02-2023

Projekti zbatohet nga CHwB Albania me mbështetjen e Suedisë, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në kuadër të ““Heritage for People Phase II” – me Nr. ID e Kontributit: 14205 dhe Prince Claus Fund në kuadër të “Regional Hub for First Aid to Culture – B+CARE” me Nr. ID e Kontributit: 2020.14425.

Përshkrimi i detajuar i shërbimeve dhe kushteve jepet në dokumentacionin e tenderit, si më poshtë:

  1. Termat e Referencës
  2. Kartat për pronat reale kulturore materiale
  3. Buxheti
  4. Përshkrimi i projekteve të ngjashme
  5. Organizimi dhe Metodologjia
  6. Ekipi
  7. Forma ligjore e kompanise

Data e mbylljes së aplikimeve : 30/03/2023

 Kontaktoni:

E-mail: procurement@chwb.org

Leave a Reply

sqAlbanian