Menaxhere Projektesh
Pezana Rexha ka studiuar arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe është diplomuar në janar 2010. Ka filluar të punojë që në moshën 14-vjeçare dhe në moshën 18-vjeçare krijoi sipërmarrjen e saj të parë. Jeta e saj orientohet mes arkitekturës dhe sipërmarrjes. Përballja me detyra dhe misione të vështira sociale dhe ekologjike është ajo cfarë e karakterizon. Në 2 vitet e fundit jeta e solli pranë Trashëgimisë Kulturore. Eshtë entuziaste për të përdorur njohuritë e saj në shumë fusha të ndryshme (arkitekturë, sipërmarrje, komunitet) dhe të arrijë të krijojë sisteme dhe zgjidhje që mund ta bëjnë trashëgiminë kulturore të lulëzojë.
Universiteti Politeknik i Tiranës, Master, Arkitekturë