Synimi i këtij projekti ishte krijimi i një metodologji të përbashkët për shtatë plane menaxhimi për site në Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Në mënyrë për të qenë sa më efektive, gjatë hartimit të kësaj metodologjie, u morën në konsideratë dallimet në natyrë, karakteristika dhe kushte të site-ve, si edhe kontekstet aq të ndryshëm politiko-shoqërorë, ligjorë, kulturorë dhe ekonomikë që i rrethon ato.
Ndoshta më e rëndësishmja, projekti gjithashtu kontribuoi për forcimin e lidhjes mes praktikave që kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe profesionistëve —duke bashkuar kështu komunitete për shumë kohë të ndara, dhe duke sjellë një model instrumentësh të rinj menaxhimi për site-t e trashëgimisë në Ballkan.
Projekti u mbështet financiarisht nga Bashkimi Europian nëpërmjet Task Forcës së Bashkëpunimit Rajonal për Kulturën e Shoqërinë (RCCTFCS) në Mal të Zi dhe i shërben programit “Mbështetja e Rehabilitimit të Trashëgimisë Kulturore në Ballkanin Perëndimor” brenda kornizës së Procesit të Lubljanes II.