Zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1974, mozaiku i kishës me tre apsida të Antigonesë (shek. V-VI) është një ndër gjetjet arkeologjike artistike më të rëndësishme në luginën e Drinos, e njohur për ikonografinë unike.
Situata para restaurimit të vitit 2012 ishte e tillë që humbja e plotë e mozaikut ishte e afërt: bazamenti ishte i paqëndrueshëm dhe llaçi që lidhte pjesët e tij po zhdukej. Për të shpëtuar mozaikun, një skuadër e përbërë nga specialistë vendas e të huaj bashkëpunoi për të stabilizuar e rindërtuar pjesërisht muret rrethuese, për të niveluar themelet e bazamentit të mozaikut dhe për të rivendosur panelet e mozaikut në pozicionin e tyre origjinal. Gjatë restaurimit, shkallët origjinale të hyrjes në kishë u zbuluan dhe u rivunë në përdorim si shkallët kryesore të hyrjes në zonë.
Ndërhyrjet e kryera e kanë bërë mozaikun të arritshëm për profesionistët dhe vizitorët. Ajo që më parë ishte një grumbull gurësh, është kthyer tani në një zonë të vizitueshme bashkëkohore. I mbuluar gjatë periudhës së ftohtë për të shmangur dëmet nga faktorët atmosferikë, mozaiku mund të qëndrojë i zbuluar gjatë muajve të verës. Tanimë mozaiku përbën pikën më të rëndësishme të Parkut Arkeologjik të Antigonesë, duket tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.
Punët e kryera: largimi i të gjithë pllakëzave; eliminimi i llaçit pas pllakëzave; ngritja e themeleve të reja; eliminimi i bimësisë; ripozicionimi i pllakëzave mbi llaçin e ri.