Babameto, Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, Restaurim dhe Rijetëzim

Babameto, Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, Restaurim dhe Rijetëzim

Ndërtesa monument kulture e kategorisë së II-të në pronësi të familjes Babameto, që dikur ishte një nga objektet më të veçanta të pazarit të Gjirokastrës, prej shume vitesh ishte kthyer në një rrënojë. Në vitin 2011 çatia e kësaj ndërtese ishte rrëzuar plotësisht dhe shumë nga elementët e tjerë të saj si dyshemetë, shkallët apo dritaret ishin shumë të dëmtuara apo mungonin plotësisht. Përveç kësaj, kati përdhe ishte kthyer në një vend depozitimi për mbeturinat dhe në muret e objektit kishin filluar të mbinin fidanët e parë. Për të parandaluar shkatërrimin e plotë, fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB – Shqipëri), filloi ndërhyrjet për restaurimin e këtij monumenti të rëndësishëm. Qëllimet e dyfishta të këtij projekti ishin ruajtja e ndërtesës së trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës dhe stimulimi i ekonomisë lokale. Rezultatet e projektit përfshinë restaurimin e plotë të një monumenti të kategorisë se II-të,nd ngritjen e kapaciteteve të mjeshtrave vendas dhe arkitektëve të rinj shqiptarë në teknikat tradicionale të restaurimit, rijetëzimin e monumentit si një hapësirë tregtare dhe zyrë, si dhe krijimin e vendeve të punës.

Sot ndërtesa është kthyer sërish në një hapësirë ​​publike. Për një periudhë prej nëntë muajsh Babameto II është përdorur si një qendër trajnimi për 11 gra nga zona e Gjirokastrës, të cilat mësuan si të punojnë dhe tregëtojnë produkte artizanale të prodhuara duke përdorur materiale të riciklueshme si tekstile apo edhe çanta plastike. Projekte të ardhshme, të organizuara nga Fondacioni Gjirokastra (GJF), do fokusohen në zhvillimin e kapaciteteve dhe ofrimin e mundësive të punësimit për banorët vendas. Babameto II vazhdon të qëndrojë si një model i përdorimit të trashëgimisë kulturore si burim shoqëror, ekonomik, kulturor dhe mjedisor.

Vendndodhja :

Gjirokastër

Datat e projektit :

April 2011 - April 2012

Donatoret :

Swedish Government, Packard Humanities Institute

Ne bashkepunim me :

Gjirokastra Conservation and Development Organization (GCDO)

Grupi i punës :

sqAlbanian