Projekti B+CARE – Ruajtja e Trashëgimisë Ballkanike duke u përgatitur për Fatkeqësitë

Projekti B+CARE – Ruajtja e Trashëgimisë Ballkanike duke u përgatitur për Fatkeqësitë

Ndihma e Parë për Kulturën në Ballkan (B+CARE) është një projekt rajonal që u krijua si rezultat i partneritetit midis Trashëgimisë Kulturore pa Kufij-Shqipëri dhe Qendrës për Zhvillim Urban-Beograd (UDC). Projekti synon tre objektiva kryesore:

  • Të kuptojë rreziqet që i kanosen trashëgimisë në Ballkan dhe të formulojë strategji për t’i adresuar këto rreziqe
  • Të trajnojë dhe shpërndajë një rrjet vullnetarësh që mund të japin ndihmën e parë për trashëgiminë kulturore nëpër Ballkanst (faza e pare e projektit)
  • Të koordinojë me dhe ndërmjet institucioneve kombëtare të emergjencave dhe institucioneve kulturore, strategjitë efektive për ndihmën e parë ndaj emergjencave kulturorend  (faza e pare e projektit)

Vënia në jetë e projektit B+CARE u inspirua nga pjesëmarrja e CHwB – Shqipëri dhe UDC – Beograd në kurset e ICCROM : Menaxhimi i Risqeve të Trashëgimisë (Japoni 2014) dhe Ndihma e Parë për Trashëgiminë Kulturore në Kohë Krizash (Amsterdam, 2015). Përveç kësaj, dëshira për të formuar një rrjet vullnetarësh të trashëgimisë, erdhi nga reagimet e pjesëmarrësve në Kampet Rajonale të Restaurimit, të cilët dëshironin të përfshiheshin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunitetet e tyre.

Falë këtyre përvojave dhe mbështetjes së Fondi i Princit Klaus he Qeverisë Suedeze, faza e parë e projektit u zhvillua në vitin 2016 me objektiv krijimin e një rrjeti vullnetarësh dhe profesionistësh të trajnuar për menaxhimin e risqeve ndaj trashëgimisë, të aftë për të ndërhyrë në Ballkan. Për këtë qëllim, organizatat CHwB në Ballkanin Perëndimor (CHwB-Shqipëri, CHwB-BiHCHwB-Kosovo) zhvilluan 2 trajnime, në mars dhe nëntor 2016. Këto trajnime ishte menduar të tilla që t’ju paraqesnin pjesëmarrësve ciklin e menaxhimit të risqeve të trashëgimisë: nga vlerësimi i riskut, te parandalimi dhe shmangia, te përgatitja ndaj situatave të emergjencës dhe te vlerësimi i dëmeve pas situatës dhe “ndihma e parë ndaj trashëgimisë kulturore”. Në total 45 pjesëmarrës nga 11 vende të ndryshme (Ballkani, Evropa Lindore dhe Afrika e Veriut) u trajnuan në menaxhimin e riskut ndaj trashëgimisë kulturore.

Vendndodhja :

Albania, Kosovo, BiH

Datat e projektit :

2016 - Ongoing

Donatoret :

Swedish government, Prince Claus Fund

Ne bashkepunim me :

CHwB-BiHm CHwB-Kosovo, International Center for the Study of the Preservation and restoration of Cultural Property (ICCROM), Urban Development Center, Serbia

Grupi i punës :

CHwB Albania, Ing. Grigor Angjeliu, Ing. Ervin Paci, Ark.Rest. Arben Spaho, Rest. Gjerak Karaiskaj

B+CARE tani është në fazën e dytë të zbatimit. Kjo fazë synon krijimin e kushteve të favorshme për koordinim midis institucioneve kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive dhe institucioneve kulturore. Krijimi i mënyrave të komunikimit dhe koordinimit midis këtyre dy organizmave, synon krijimin e strategjive efektive për t’iu përgjigjur emergjencave kulturore dhe të lejojë përfshirjen e vlerësimeve të trashëgimisë kulturore që prej operacioneve fillestare të reagimit ndaj fatkeqësive.

Statistika
1 platformë e krijuar
2 trajnime për vullnetarë (një 5-ditor + një 3-javor)
29 trajnerë vendas dhe ndërkombëtarë nga 9 shtete
45 pjesëmarrës nga 11 shtete

Ulja e rrezikut: Projekti i sterave

Alongside the network of dedicated individuals, the B+CARE program foresees interventions that reduce the risks that monuments face. One of the first to be undertaken involves reducing the risk of fire in the historic centers of Gjirokastra and Berat, Albania, both classified world heritage.

Rrugët e ngushta dhe afërsia e banesave me njëra-tjetrën i bëjnë këto dy qendra historike mjaft të rrezikuara ndaj zjarrit. Megjithatë, brenda mureve të tyre, këto banesa ruajnë dhe çelësin e zgjidhjes së këtij problemi. Shumë prej banesave historike në të dy këto qytete kanë stera të mëdha uji në katet përdhe, të cilat grumbullojnë ujin që bie mbi çati.

CHwB ka ndërmarë një projekt pilot për të përshtatur një sterë në secilin prej qyteteve për përdorim në rast zjarri, në bashkëpunim të ngushtë me zjarrfikësit lokalë dhe banorët për sigurimin e rezultateve sa më të mira të këtij sistemit të shuarjes së zjarrit. Për më shumë informacion rreth këtij projekti ju lutemi klikoni këtu. këtu.

sqAlbanian