Gjatë 20 viteve të fundit Gjrokastra është përballur me degradimin e vazhdueshëm të një numri të madh monumentesh. Duke punuar që nga viti 2009 në qytet e duke përshkruar rrugët e tij me kalldrëm vinim re rrënoja të shumta e një numër të madh të monumenteve të braktisur. Ruajtja e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës është jetike për ekonominë e qytetit. Nëse monumentet do të vazhdojnë të rrënohen peizazhi historik i qytetit, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të ndryshojë pa kthim, duke bërë të humbasë edhe mundësia e përfitimeve ekonomike nga turizmi.
CHwB e pa të nevojshëm analizimin e kushteve të monumenteve për të krijuar një pamje më të plotë të situatës me të cilën përballemi. Informacioni është një element kyç për menaxhim të mirë. CHwB në bashkëpunim me DRKK ka kryer vlerësimin e rrezikut për 655 monumente të listuara, brenda qendrës historike të qytetit. Rezultatet e këtij vlerësimi do të përfshihen në një raport të detajuar si dhe do paraqiten në një hartë të formatiti GIS. Ky raport do të përdoret për të paraqitur situatën emergjente të monumenteve në institucionet shtetërore dhe do të vihet në shërbim të tyre për përcaktimin e strategjisë së konservimit, në raport me nivelin e rrezikut, dhe në ngritjen e një plani operativ për ndërhyrjet.
Ne të njëtjën kohë, CHwB po ndërmerr projektin Ndërhyrje Emergjente në dy monumente të rrënuara të qytetit. Ky përafrim i ri, duke përforcuar monumentet në rrezik shembjeje, do të frenojë degradimin e tyre të mëtejshëm deri kur të përpilohet një strategji apo të gjenden fondet për restaurim.