Anketimi i Pronarëve te Monumenteve: Të kuptuarit e njohurive dhe mendësive të pronarëve të monumenteve në Gjirokastër

Anketimi i Pronarëve te Monumenteve: Të kuptuarit e njohurive dhe mendësive të pronarëve të monumenteve në Gjirokastër

Duke u përballur me humbjen e vlerave autentike të trashëgimisë së ndertuar të Gjirokastrës dhe duke ditur se ndryshimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet një qasjeje përfshirëse, CHwB vendosi të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese. Ky përafrim shumëdimensional nisi me një anketim të pronarëve të monumenteve për të kuptuar njohuritë e tyre mbi vlerat që këto monumente mbartin.

Në anketim u përfshinë tetë lagje të zonës historike të qytetit, me një total prej 253 pronarësh të anketuar. Pyetjet kishin të bënin me njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e pronarëve në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe restaurimin.

Grupi i anketuesve përbëhej nga stafi i CHwB-së, një vullnetar i Korpusit të Paqes dhe disa vullnetarë të rinj nga qyteti. Pas një trainimi të shkurtër, tre skuadrave, të përbëra nga një mbikqyrës dhe dy vullnetarë, iu caktuan lagje të caktuara.

Rezultatet e këtij anketimi do të na ndihmojnë në organizimin e takimeve me komunitetin dhe aktiviteteve edukuese, për të adresuar problemet me të cilat përballet zona historike. Sa më mire t’i kuptojmë ndërhyrjet e pronareve të monumenteve aq më mirë do të kuptojmë arsyet e humbjes së shpejtë të vlerave autentike të trashëgimisë së qytetit. Kështu, shpresojmë që do jemi të aftë për ta ndryshuar këtë prirje.

Vendndodhja :

Gjirokastër

Datat e projektit :

May – June 2014

Donatoret :

Swedish Government Headley Trust

Ne bashkepunim me :

Peace Corps Albania

Grupi i punës :

sqAlbanian