Interpretimi kulturor dhe natyror i Kalasë së Gjirokastrës

Interpretimi kulturor dhe natyror i Kalasë së Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës u përzgjodh për të krijuar një model të shkëlqyeshëm interpretimi jo vetëm për rëndësinë e saj si një pikë referimi lokale, por sepse paraqet gjithashtu një përzierje shumë interesante të karakteristikave kulturore dhe natyrore. Kjo ishte hera e parë që CHwB Albania bëri një ndërhyrje të kësaj shkalle dhe të këtij lloji. CHwB Albania filloi projektin për panelet interpretuese, me ndihmën e një ekipi studiuesish, historianësh dhe konsulentësh interpretimi si dhe dhe me ndihmën e dy partnerëve: Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve Fato Berberi. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ne vitin 2018 ne Kala u instaluan gjithsej 19 panele interpretuese, 9 panele orientuese dhe 16 panele sigurie, si dhe një banderolë dhe një panel ndërveprues, bashkë me parmakët për dy grupe shkallësh dhe ndriçimin për tre vende të ndara. Zona më e vizituar në qytet tani ofron informacione të hollësishme mbi historinë dhe trashëgiminë e saj kulturore dhe natyrore, duke ftuar vizitorët për të eksploruar më tej rajonin. Dizajni i paneleve, parmakët dhe dritat, u vendosën për të krijuar një mjedis më të arritshëm për të gjithë llojet e vizitorëve.

 

Vendndodhja :

Gjirokastër

Datat e projektit :

2020

Donatoret :

Ne bashkepunim me :

Grupi i punës :

sqAlbanian