Njoftim Tenderi: Ndërhyrje Konservuese në “Manastirin e Ungjillizimit”, në fshatin Vanistër, në Gjirokastër, monument kulture i kategorisë së parë.

Njoftim Tenderi: Ndërhyrje Konservuese në “Manastirin e Ungjillizimit”, në fshatin Vanistër, në Gjirokastër, monument kulture i kategorisë së parë.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në një objekt kulti, monument i kategorisë së parë për projektin: “Ndërhyrje Konservuese në “Manastirin e Ungjillizimit”, në Vanistër, në Gjirokastër”. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, të Sh.B.A dhe Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, përmes CHwB Albania.

Mënyra e marrjes së dokumenteve të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në:
procurement@chwbalbania.org

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi 16/04/2024deri në 22/04/2024 kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email në: procurment@chwbalbania.org dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm.Dokumentet mund të dërgohen nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, mbas shprehjes së interesit.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11:00, ditën e hënë, 6 MAJ 2024.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Document

Kontaktoni:

E-mail: procurement@chwbalbania.org

sqAlbanian