Njoftim Tenderi: Ndërhyrje Emergjente Konservuese në Kishën e “Shën Kollit”, në Dhuvjan, në Gjirokastër dhe “Shën Dëllisë” në Buhal në Përmet..
Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në një objekt kulti, monument i kategorisë së parë për projektet: “Ndërhyrje Emergjente Konservuese në Kishën e “Shën Kollit”, në Dhuvjan, në Gjirokastër, dhe “Shën Dëllisë” në Buhal, në Përmet. Ky projekt financohet nga Gerda Henkel Stiftung, dhe zbatohet nga CHwB Albania
Mënyra e marrjes së dokumenteve të tenderit:
Dokumentat e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: procurement@chwbalbania.org.
Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi 15/10/2024deri në 22/10/2024 kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email në : procurment@chwbalbania.org dhe merrni dokumentet e nevojshme. Dokumentet mund të dërgohen nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, mbas shprehjes së interesit.
Afati i fundit i dorëzimit eshte te hënën 22 Nentor 2024, në orën 11:00.
Për të shkarkuar njoftimin e plotë, klikoni (Dokumenti)
Kontaktoni:
E-mail: procurement@chwbalbania.org