Njoftim Tenderi: Ndërhyrje restaurimi dhe konservimi i Kishës të Manastirit të
Shpërfytyrimit, Mingul,Gjirokastër, monument kulture i kategorisë së parë.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB - Albania) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punimeve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare, të vlefshme për punë
në një monumentet të kategorisë së parë për projektin: Restaurimi dhe konservimi i kishës të
Manastirit të Shpërfytyrimit, Mingul,Gjirokastër. Ky projekt financohet nga Gerda Henkel
Stiftung, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në:
procurement@chwbalbania.org
Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 19/05/2026, deri në 18/06/2026 kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email në: procurment@chwbalbania.org dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentet mund të dërgohen nga e hëna në të premte, 10:00 deri ne orën 16:00, mbas shprehjes së interesit, nga e hëna deri të premte mbas
shprehjes të interesit.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11:15, ditën e enjte, 18 Qershor 2026.
Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: (Dokumenti)


Kontakt:
E-mail: procurement@chwbalbania.org

sqAlbanian