
Projekti “Fuqizimi dhe Platformat Mësimore të Trashëgimisë” ka përfunduar raundin e parë të seminareve nga data 2 deri më 4 nëntor 2022 në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë. Tema e përbashkët e këtij seminari të parë ishte “Vlerat dhe interpretimi i trashëgimisë”.
Projekti mundësohet nga programi EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS me mbështetjen të Ministrisë së Kulturës.






Në datë 2 nëntor në Kavajë u çel cikli i tre punëtorive, aktivitete këto që bëjnë bashkë teknikat e ndryshme të bashkëkrijimit dhe të trajnimit të aktorëve lokalë të fushave dhe institucioneve të ndryshme mbi vlerat dhe interpretimin e trashëgimisë. Duke ulur në tryeza të përbashkëta dhe duke trajtuar tema të rëndësishme për përdorimin e trashëgimisë kulturore si një motorr zhvillimi lokal, këto punëtori janë edhe një mënyrë për të rritur bashkëpunimin në nivel insititucional dhe personal.
Për të trajtuar më gjerë temën e vlerave dhe interpretimit të trashëgimisë punëtoritë u drejtuan nga Mirian Bllaci, Zv-drejtor i CHwB Albania dhe e ekspertja e interpretimit, znj. Dorina Xheraj Subashi.
Përgjatë pjesës së parë të këtyre punëtorive fokusi u vendos mbi temën kyçe të vlerave në kontekstin e trashëgimisë kulturore, duke u ndalur gjithashtu edhe në aspekte konkrete të siteve objekt të projektit në secilin qytet, siç janë Muzeu Etnografik i Kavajës, Muzeu Etnografik i Krujës, Ura e Kurcajve dhe Kalaja e Bashtovës.
Në pjesën e dytë punëtoritë kishin një trajtë më praktike, me disa seksione pune në grup, shembuj dhe trende të interpretimit në kontekstin e trashëgimisë, diskutime dhe prezantime mbi aplikimin në mjediset rrethuese.
Cikli i rradhës e punëtorive do të ndalet në një tjetër temë thelbësore, siç është ajo e “Edukimit mbi dhe përmes trashëgimisë” me një tjetër eksperte të fushës.
At the end of the cycle of workshops, each of the cities will have its own educational model, co-created by the stakeholders thanks to this process, and thanks to a methodology that can be used further by the latter and for the creation of models of others similar and meaningful in their contexts.


