Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) fton kompanitë me përvojë, organizatat ose konsorciumet e ekspertëve ndërkombëtare për të paraqitur propozimet për hartimin e “Planit të Menaxhimit për ish-burgun e Spaçit, Shqipëri”, Prokurim nga CHwB Albania i Shërbimeve të Konsulencës me numër reference 01-2023- SIDA.

Projekti zbatohet nga CHwB Albania me mbështetjen e Suedisë, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në kuadër të ““Heritage for People Phase II” – me Nr. ID e Kontributit: 14205.
Përshkrimi i detajuar i shërbimeve dhe i kushteve jepet në dokumentacionin e tenderit, si më poshtë vijon :
Anekset ( formularët e plotësueshëm ) :
- Aneksi 1_Letër shoqëruese
- Aneksi 2_Formulari i identifikimit
- Aneksi 2A_Formulari i Identifikimit të Bankës
- Aneksi 3_Deklarata e Tenderuesit
- Aneksi 4_Marrëveshja e Konsorciumit
- Aneksi 5_Organizimi dhe Metodologjia
- Aneksi 6_Tabela përmbledhëse e formimit të ekipit
- Aneksi 7_Formati CV
- Aneksi 8_Përshkrimi i projekteve të ngjashme
- Aneksi 9_Formulari i propozimit financiar
Data e mbylljes së aplikimeve : 15/03/2023, 17:00.
Kontaktoni:
E-mail: procurement@chwb.org


