Apliko TANI në Kampin e 49-të Rajonal të Restaurimit në Mal të Zi dhe Shqipëri

Apliko TANI në Kampin e 49-të Rajonal të Restaurimit në Mal të Zi dhe Shqipëri

Tema e kampit : Konservimi dhe interpretimi i ndërtesave

Të gjithë e keni pritur, ja ku është ! Kampi i 49-tëth Rajonal i Restaurimit (RRC) do të zhvillohet si në Krivi Do të Malit të Zi ashtu edhe në Vermosh të Shqipërisë, si vende ndërkufitare të këtyre dy vendeve fqinje, për një përvojë dyfish më të pasur dhe përmbushëse !

Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, konservatorëve të pregatitur nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Suedia, etj., pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.

Qëllimi i thjeshtë i këtyre aktiviteteve është të ndikojë dhe të ndihmojë banorët, organizatat dhe institucionet vendase, duke punuar për të ruajtur asetet, mjashtëritë dhe teknikat e tyre historike dhe duke u dhënë atyre mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar dhe rigjallëruar ato.

Vështrime teorike dhe praktike të kombinuara, së bashku me shumë aspekte të tjera emocionuese dhe përmbushëse presin të ndahen me ju, prandaj nxitoni !

This Camp is organized with funding from Sweden and in partnership with the Regional Development Agency for Bjelasica, Komovi &. Prokletije and the Municipality of Andrijevica, (Montenegro) & G02 (Albania).

Çfarë të veçante kanë Krivi Do (Mali i Zi) dhe Vermoshi (Shqipëri) ?

Pjesëmarrja në RRC 49 do të thotë gjithashtu të zhytesh në atmosferat e dy peizazheve unike natyrore dhe kulturore me një trashëgimi të pasur dhe të veçantë, si dhe njohje me banorët dhe kulturën vendase !

Krivi Do është një vendodhje kampi shumë interesant, i vendosur në 1720 m lartësi, në Komunën e Adrijevicës, Mali i Zi. Do të ketë një mundësi unike për ata që do të bashkohen gjatë këtij Kampi, që të bëjnë disa punime praktike restauruese në një ansambël tradicional, tipik për fshatrat e Malit të Zi dhe për këtë njësi tradicionale, ‘katun’ në Krivi Do.

Vermosh është fshati më verior i Shqipërisë, pjesë e Alpeve Shqiptare, pjesë e një rajoni interesant të pasur me legjenda dhe mitologji. Këtu do të keni mundësinë të punoni me një tipologji shumë unike që përfaqëson shtëpinë e veriut ‘kulla’, duke ndihmuar me dokumentimin e tyre.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë, në të dy vendet, të shijojnë peizazhin e mrekullueshëm dhe qetësues malor, të pasur me burime natyrore dhe ajër të pastër.

Prandaj, RUAJNI datat!

Kampi do të organizohet në dy pjesë: pjesa teorike do të zhvillohet online, nga data 11 deri më 15 korrik, dhe pjesa e dytë do të mbahet në të dy vendodhjet radhazi, nga data 18 deri më 29 korrik dhe më saktë si më poshtë :

VENDNDODHJA DATA

Në linjë                                                 11-15 korrik*

Krivi Do, Mali i Zi                       18-25 korrik*

Vermosh, Shqipëri                               25-29 korrik*

* Organizatorët rezervojnë të drejtën të ndryshojnë ditët, orën dhe vendndodhjen(et) e Kampit për shkak të nevojave teknike ose organizative duke njoftuar paraprakisht këto ndryshime.

Tarifat & Bursat Tarifa për pjesëmarrje në Kampe është 900 euro. Kjo vlerë do të mbulojë tarifën, akomodimin në vend me mëngjes, drekë dhe darkë, materialet dhe mjetet e kampit, sigurimin shëndetësor emergjent dhe ekskursionet e planifikuara.

Për të gjithë aplikantët e pranuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, do të ketë një bursë për të mbuluar shpenzimet e Kampit. Bursa do të paguajë tarifën e plotë prej 900 Euro.

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për udhëtimin drejt dhe nga vendodhjet e kampit, si dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin e vendeve përkatëse për situatën me Covid-19. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes. ***

Aplikimi dhe afati

Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni mundësinë tuaj për të pasur këtë përvojë unike, duke aplikuar këtu.

Shtyrje e afatit të aplikimit deri më 22 Maj 2022

Leave a Reply

sqAlbanian