Thirrje për vullnetar gjatë Kampit të Restaurimit
Kampit të 48 -të Restaurues Rajonal i nevojitet vullnetar .
A jeni një ish-pjesëmarrës i kampit të RRC?
A jeni entuziastë me idenë për t’u përfshirë plotësisht në implementimim e një kampi ?
Nëse përgjigja është PO, me kënaqësi ju informojmë se po kërkojmë vullnetarë për Kampin e 48 -të Rajonal të Restaurimit!
Këtë vit, Kampi Rajonal i Restaurimit do të fokusohet në ruajtjen dhe interpretimin e artefakteve nga koleksionet e muzeve etnografikë në Pukë (Shqipëri) dhe Gjakovë (Kosovë). Të qënit vullnetar në këtë kamp, to t`ju japë mundësinë të kontribuoni në ruajtjen dhe promovimin e objekteve të muzeve dhe të jepni kontributin tuaj në forcimin e lidhjes së komuniteteve me trashëgiminë e tyre.
Përfshirja juaj si vullnetar në mbarëvajten e kampit është shumë e vlefshme: ju jeni ura lidhëse mes konservuesve, ekspertëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Ju e bëni përvojën e këtij kampi më të çmuar, duke ndarë mësimet dhe përvojat tuaja të mëparshme.
Pse të bëhesh vullnetar për RRC?
Përveç zhvillimit të njohurive teorike dhe praktike për ruajtjen dhe interpretimin e artefakteve, ju do të keni një rol kyç në trajtimin e aspekteve logjistike, ndërkulturore dhe sociale gjatë kampit. Kjo është një mundësi e vlefshme për të fituar aftësi të reja dhe për të ndërtuar njohuri dhe përvojë në fushën e trashëgimisë kulturore, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me konservues, pedagogë dhe pjesëmarrës të kampit.
Cilat do të jenë detyrat tuaja ?
Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre gjatë Kampit. Atyre mund t’u kërkohet të ndihmojnë në fushat e mëposhtme :
Detyrat organizative (përgjegjësia për regjistrimin, logjistikën)
Përgjegjësia për vendet e punës (ndihmoni konservuesit, dokumentimi, zbatimi i masave të sigurisë, duke u siguruar që të gjithë po punojnë për rezultatet përfundimtare)
Komunikimi/Komuniteti (duke qenë ura lidhëse ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthimet, lehtësimi i diskutimeve, komunikimi me komunitetin lokal dhe median)
Kriteret e përzgjedhjes
Jeni një ish pjesëmarrës i një Kampi Rajonal të Restaurimit të CHwB Shqipëri
Flisni rrjedhshëm anglisht. Të flasësh shqip është një vlerë e shtuar
Jeni person i ndershëm, pozitiv dhe efikas
Shpenzimet
CHwB Albania do të mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, dietat, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot e lidhura me detyrat vullnetare. Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin në vendin ku ndodhet kampi.
Aplikimi dhe afati
Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni shansin tuaj për të marrë pjesë në këtë përvojë unike duke aplikuar këtu.
(Afati i fundit për aplikimet: 27 gusht)
*E rëndësishme! Informacione të lidhura me Covid -19 – mbani shënim, pastaj merrni pjesë :
Kampi Rajonal i Restaurimit do të organizohet në përputhje me masat shëndetësore kombëtare të Covid-19.
Në rast shpërthimi të një epidemie dhe në varësi të masave shëndetësore kombëtare të Covid-19, organizatorët rezervojnë të drejtën të shtyjnë aktivitetin ose ta transformojnë atë në një platformë tërësisht dixhitale.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur ndërkombëtarë duhet të organizojnë me kujdes udhëtimin për hyrjen dhe qëndrimin në Shqipëri dhe Kosovë duke kontrolluar vazhdimisht kufizimet kombëtare të udhëtimit.


