Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 4
Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Beratit, Durrësit dhe Vlorës, Drejtoritë Rajonale të Qendrave Publike të Formimit Profesional Durrës dhe Vlorë dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli” në Berat njoftojnë hapja e periudhës së aplikimit për modulin e treterd të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.
Kursi është një trajnim intensiv 5 mujor (Qershor-Nëntor 2019), e ndarë në:
- 4 javë orë teorike që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi.
- 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
- 12 javë pune praktike në ndërtesa historike.
Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike: Berat, Durrës dhe Vlorë. Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Kualifikimet e nevojshme për aplikantët :
Ky trajnim është i hapur për punonjësit e kompanive të licencuara të konservimit, profesionistët e lirë dhe ata që janë të interesuar të fillojnë të mësojnë mjeshtërinë e restaurimit. Aplikantët duhet të:
- Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme ose arsimin profesional
(Shënim: Trajnimet e ndryshme ose përvojat e punës me ndërtesat historike konsiderohen si një vlerë shtesë.)
- Aplikantët e punësuar në kompanitë e licencuara të konservimit duhet të kenë një kontratë pune ose një konfirmim me shkrim nga punonjësit e tyre.
Periudha e aplikimit është e hapur deri më 15 maj 2019, ora 12:00.
Application form can be downloaded here: VET_Formular_aplikimi_2019_CHwB
Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar formularin e aplikimit të plotësuar së bashku me një fotokopje të kartës të identitetit, diplomë të shkollës së mesme ose të arsimit profesional, si dhe një vërtetim punësimi ose fotokopje të kontratës së punës (për aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit) në një nga adresat e mëposhtme:
TIRANA
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali, P.34/1 Kt. III,
Zyra Nr.15
BERAT
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat
Adresa: Mangalem, Rr. “Petrit Lulo”, Berat
Nr i telefonit: 03 232393
Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, BERAT
Adresa: Rr. “Tafil Skëndo”, Berat
DURRËS
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare DURRËS
Adresa: Lagjja nr. 1, Rruga “Kolonel Tomson”, Durrës
Tel: 05 2222806 / Kodi Postar 2001
email: drkkdurres@kultura.gov.al
Drejtoria Rajonale e Formimeve Profesionale Publike, DURRËS
Lagja Nr. 17, Rruga: “P. Sorro”, (ish URT) – Durrës,
Tel / Fax 052 229857, 052 221463,
VLORË
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare VLORË
Lagja “Hajro Cakërri”, Rruga “Sulejman Delvina”, Nr.56 Vlorë
Tel: 033230665 / Postal code: 9402
E-mail: drkkvlore@kultura.gov.al
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik VLORE
Rruga: “Riza Salati”
(ish shkolla e naftës), Vlorë
Tel / Fax: 03 3 22 67 59 / Kodi Postar: 9402
For more information write us at: albania@chwb.org or contact us at the following number:
CHwB Albania 0696557187
Në kuadër të projektit do të ketë një fond që mbulon shpenzimet e pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e mëposhtme: shpenzimet e trajnimit (ligjëratat, hapësirat e nevojshme për trajnimin, materialet e ndërtimit, veglat, mjetet e sigurisë, kostot e transportit të lidhura me trajnimin), shtesat e ushqimit (të përshtatshme për secilin nga tre vendet).


