Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 5
Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë e Vlorë, Drejtoritë Rajonale të Qendrave Publike të Formimit Profesional Durrës dhe Vlorë dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli. ” në Berat njoftojnë hapjen e periudhës së aplikimit për modulin e pestëth të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.
Kursi do të zhvillohet përgjatë 5 muajve trajnimi intensiv në periudhën qershor-nëntor 2020, me ndryshimet e nevojshme që mund të nevojiten nga situata e Covid-19 në Shqipëri. Trajnimi është i ndarë si më poshtë :
- 4 javë orë teorike online që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi
- 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
- 12 javë pune praktike në ndërtesa historike.
Varësisht nga situata e Covid-19 trajnimi mund të zhvillohet paralelisht në një ose disa qytete çka kërkon angazhimin e aplikantit/es për pjesëmarrje të plotë në çdo aktivitet të planifikuar në kuadër të trajnimit.
Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Kualifikimet e nevojshme për aplikantët :
Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit. Aplikantët duhet :
- Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme ose arsimin profesional
(Shënim: Trajnimet e ndryshme ose përvojat e punës me ndërtesat historike konsiderohen si një vlerë shtesë.)
Periudha e aplikimit është e hapur deri më 20th maj 2020, ora 12:00.
Formulari i aplikimit mund të plotësohet dhe dërgohet në linkun në vijim: https://form.jotform.com/201172374842351
Ju lutemi vini re se, përpara se të filloni të plotësoni formularin e aplikimit, do t'ju duhet të keni në dorë një kopje të dokumenteve të mëposhtme, të cilat duhet të dorëzohen brenda këtij formulari që aplikimi të konsiderohet i plotë. Në mungesë të këtyre dokumenteve, aplikimi nuk do të shqyrtohet.
Dokumentet e kërkuara janë:
– Kartë identiteti ose pasaportë.
- Diplomë të shkollës së mesme
Në veçanti atyre aplikantëve që janë të punësuar akualisht pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, mund tu kërkohet nga organizatorët të paraqesin dhe kontratën e punës ap0 një vërtetim nga punëdhënësi gjatë fazës së shqyrtimit të aplikimeve.
Për më shumë informacion na shkruani në: albania@chwb.org ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm:
CHwB Albania 0676881671
Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?
Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti (në një vlerë të përshtatshme për vendet ku do të organizohen trajnimet).