Ndërhyrjet konservuese dhe rehabilitimi strukturor i Teqesë së Dollmës në Krujë, Shqipëri

Ndërhyrjet konservuese dhe rehabilitimi strukturor i Teqesë së Dollmës në Krujë, Shqipëri

Teqeja e Dollmës, e renditur si monument i kategorisë së parë në Shqipëri për vlerat e saj arkitekturore, dekorative dhe tipologjike, është një pikë referimi e rëndësishme për komunitetin lokal të qytetit historik të Krujës, si dhe një pasuri e rëndësishme për komunitetin fetar bektashi në zonë.

Teqeja e Dollmës është një faltore e vogël monumentale islame me kupolë. Faltorja është një konstruksion me një vëllim me bazë katrore, i mbuluar me një kupolë gjysmësferike, e cila zbret në katër cepat e mureve përmes varëseve. Monumenti përbëhet nga teqeja, si dhe një objekt në të djathtë për nevoja funksionale. Rreth teqesë dhe asaj që konsiderohet si ullishte e lashtë e Skënderbeut gjenden gurë varresh karakteristike të rendit bektashi.

Tërmeti i nëntorit 2019, shkaktoi disa dëmtime në disa prej pasurive më të vjetra dhe më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, preku edhe Teqenë e Dollmës, më saktë duke dëmtuar muret dhe kupolën e saj. Nga lënda arkivore kuptuam se dëmtimet dhe çarjet kryesore ishin të pranishme edhe para tërmetit të vitit 2019, por këto janë bërë shumë më të rënda, hapjet dhe çarjet ishin zgjeruar dhe humbjet materiale ishin të konsiderueshme.

Në vitin 2020, CHwB Albania, falë mbështetjes së Fondit Princ Claus dhe Suedisë, kreu punime emergjente konsolidimi për të reduktuar në afat të shkurtër rrezikun e kolapsit total, ndërkohë që ishin projektuar dhe planifikuar ndërhyrjet përfundimtare. Në vitin 2021, CHwB Albania, me mbështetjen e Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës, ka nisur ndërhyrjet konservuese dhe rehabilitimin strukturor të Teqesë së Dollmës. Projekti u realizua nga CHwB në bashkëpunim me ekspertë me përvojë të konservimit dhe inxhinierë strukturorë. Ekipi i ChwB po monitoron rregullisht ndërhyrjet me fokus në cilësi dhe konservim. Rehabilitimi i plotë i Teqesë supozohet të përfundojë në mars 2022.

Vendndodhja :

Kruja, Albania

Datat e projektit :

April - July 2020

Donatoret :

U.S. Ambassadors Fund for Cultural Preservation, Prince Claus Fund, Sweden

Ne bashkepunim me :

World Monuments Fund, National Institute of Cultural Heritage, Leon Konstruksion

Grupi i punës :

CHwB Albania, Markel Baballëku, Grigor Angjeliu, Arben Spaho

Ndërhyrjet e deritanishme :

  • Ka përfunduar instalimi i skelave të jashtme.
  • Mbështetja e brendshme e përkohshme është çmontuar.
  • Struktura prej druri në këndin perëndimor është çmontuar.
  • Është instaluar një mbulesë çeliku e përkohshme.
  • Brenda Teqesë janë vendosur skela të reja dhe mbajtëse druri.
  • Ka përfunduar instalimi i sistemit të monitorimit dixhital.
sqAlbanian