Një ditë trajnim me 14 vullnetarë dhe 2 ditë të plota të kaluara në dy hapësira dytësore publike, me 2 komunitete në Tiranë, për finalizimin e projektit “Dizajni Dhe Trashëgimia Fuqizojnë Komunitetin”.
Ky ishte një prototip eksperimental që angazhon audiencës në një përvojë praktike, që synon të komunikonjë domethënien dhe bukurinë e trashëgimisë arkitektonike të Tiranës me publikun dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e hapësirave publike dhe vlerave të komunitetit.
Projekti interpretoi katër struktura historike ikonë të Tiranës përmes një grupi modelesh të ndërlidhura me lojërat urbane. Komuniteti bëhet një bashkë-krijues i ikonave të veçanta arkitektonike dhe ndërtues i konfigurimeve vizionare urbane. Krijimi i vendeve dhe hapësirave në këtë mënyrë janë parë si shumë të nevojshme për përmirësimin e jetës publike të qytetit.
Modelet prototip u bënë 100% nga kartoni dhe mund të montoheshin dhe çmontoheshin duke përdorur vetëm duar. Mjeti kryesor dhe ndryshimet e tij bazohen në një strukturë kartoni që mund të paloset në blloqe ndërtimi tre-dimensionale. Këto blloqe janë të lidhura me njëri-tjetrin me nyje kartoni, duke bërë të mundur krijimin e konfigurimeve nga më të ndryshmet.
Projekti u mbështet nga DESIGNSCAPES, një program i financuar nga BE dhe u hartua dhe zbatua nga CHwB Albania në bashkëpunim me Collective Paper Aesthetics. Për realizimin e këtij prototipi, të dy organizatat kombinuan përvojat e tyre, serinë e lojërave edukative “E Ka Kush e KA”, të CHwB Albania dhe krijimin e të hapësirave “pop up “ bashkëkrijuese të Collective Paper Aesthetics.