Projekti për reagimin ndaj katastrofave të tërmetit në 4 monumente në Durrës, Krujë, Prezë

Projekti për reagimin ndaj katastrofave të tërmetit në 4 monumente në Durrës, Krujë, Prezë

Kulla C e fortifikimeve në Durrës, Teqeja e Dollmës dhe Kulla e Sahatit në Kalanë e Krujës, Kulla dhe muret e fortifikimit të Kalasë së Prezës – janë katër nga 53 monumentet e dëmtuara në tërmetin e nëntorit të vitit 2019.

Që nga dhjetori I vitit të kaluar, CHwBA ka punuar në mënyrë aktive në mbledhjen e fondeve dhe strukturimin e rrugës që do të çoj në restaurimin e plotë të monumenteve të sipërpërmendura të trashëgimisë kulturore.

Procesi i restaurimit parashikohet t’i nënshtrohet 3 fazave:

  • Faza 1 – Stabilizimi emergjent
  • Faza 2 – Projektimi i masave konservuese
  • Faza 3 – Implementimi i punimeve konservuese

Deri tani Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Shqipëri ka përfunduar fazën e parest të stabilizimit emergjent për dy monumente, Kulla C në Durrës dhe Teqeja e Dollmës në Krujë. Përveç këtyre dy monumenteve, Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri po përqendron përpjekjet e saj dhe drejt stabilizimit emergjent të dy kullave në fortifikimet e Krujës dhe Prezës.

Nuk ka asnjë kufi real midis këtyre tre fazave. Sapo fillon çdo lloj ndërhyrje, fillon dhe dokumentimi i tyre, si dhe studimi dhe analiza e vazhdueshme për përgatitjen e projektit të konservimit.

Vendndodhja :

Durrës, Krujë, Prezë

Datat e projektit :

2019 - ongoing

Donatoret :

Embassy of Sweden in Tirana, Prince Claus Foundation US State Department/US Embassy in Tirana via US Ambassador Fund for Cultural Preservation

Ne bashkepunim me :

Ministry of Culture, National Institute of Cultural Heritage, World Monuments Fund, AD-Star shpk,Leon Konstruksion

Grupi i punës :

CHwB Albania

Janë përfunduar tashmë një numër studimesh për Kullën C dhe Teqenë e Dolmës. Përfshihen këtu edhe studime multidisiplinare:

  • Shpime gjeologjike për identifikimin e shtresave dhe karakteristikave të tokës
  • Analiza sizmike
  • Dokumentacioni i radarit gjeo
  • Analizë ultrasonik
  • Analizë mekanike e materialit
  • Analizë arkaometrike e materialit
  • Analiza e pigmenteve në shtresat e pikturuara (analiza është bërë jashtë Shqipërisë)
  • FEM dhe modelimi numerik
  • Analiza e patologjive strukturore dhe materiale, etj

Ekipi i përbërë nga arkitektë, arkitektë konservues, historian, inxhinier konstruksioni për muratura historike, inxhinier civil, konservues të veprave të artit, gjeolog si dhe gjeolog për arkeometri, po punojnë intensivisht për të përfunduar projekt propozimet e konservimit të cilat do të dorëzohen për miratim në Këshillin Kombëtar të Restaurimi.

RESTAURIMI

Menjëherë pas miratimit, CHwB Albania do të vazhdojë me Fazën 3 – Zbatimi i masave konservuese. Me angazhimin e ekspertëve që nga fillimi i ndërhyrjeve, CHwB siguron restaurim dhe konservim cilësor.

sqAlbanian