Shkëmbejmë Përvojat, Formësojmë të Ardhmen: Dialogjet për Spaçin

Shkëmbejmë Përvojat, Formësojmë të Ardhmen: Dialogjet për Spaçin

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq për sa i përket zhvillimit; po rritet dhe zhvillohet me shpejtësi, por akoma disi e frenuar nga trashëgimitë politike dhe shoqërore të diktaturës 45-vjeçare Komuniste që vazhdojnë ende. Për paqen dhe qëndrueshmërinë e vendit është e rëndësishme që qytetarët të zbulojnë dhe të përballen me historinë dhe lidhjet me të kaluarën komuniste. Si një vend i rëndësishëm për kujtesën, burgu i Spaçit, mund të shërbejë si një pikë kontakti jetike nga e cila Shqiptarët mund të nisin një dialog të shëndetshëm dhe produktiv mbi të kaluarën e tyre të vështirë.

Në 2014-n Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka nisur një projekt të quajtur “Shkëmbejmë Përvojat, Formësojmë të Ardhmen: Dialogjet për Spaçin” i mbështetur nga Koalicioni Ndërkombëtar i Vendeve të Ndërgjegjes. Ky projekt përfshin një seri punëtorish vizionimi, të bazuara në idenë që nuk ka vetëm një mënyrë për leximin e eksperiencës së komunizmit në Shqipëri – perspektivat janë të shumta sa edhe njerëzit që kanë vuajtur, mbijetuar dhe që jeta e tyre i çoi në po aq rrugë të ndryshme. Çelësi i interpretimit është t’iu japësh hapësirë këtyre zërave të tregojnë historinë e tyre.

Për tu informuar mbi ngjarjet e fundit në lidhje me këtë projekt, mund të vizitoni dhe blogun e krijuar enkas, http://spacdialog.org/

Ju mund të gjeni më shumë për punëtorinë e parë duke shkarkuar dokumentin në formatin PDF këtu :

Workshop1-Final Report

Report-for-Workshop2

Report-for-Workshop3

Spaç Plan Veprimi

Vendndodhja :

Spaç

Datat e projektit :

April 2014 - present

Donatoret :

International Coalition of Sites of Conscience Swedish Government

Ne bashkepunim me :

Multiple central and local state authorities CSOs & local inhabitants Former political prisoners in Spaç

Grupi i punës :

CHwB Albania
sqAlbanian