Koleksioni për fëmijë “E Ka Kush E Ka”

Koleksioni për fëmijë “E Ka Kush E Ka”

Koleksioni “ E Ka Kush e Ka” synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon. Trashëgimia kulturore nuk është thjesht një njohuri që duhet mësuar, por edhe një mbështetje edukative dhe argëtuese në shërbim të njohjes dhe zbulimit të së resë, të tjetrit, të shoqërisë sonë. Është një instrument që ndihmon vetë-reflektimin, aftësitë, zhdërvjellsinë, … një rrugë drejt qytetarisë dhe respektit të ndërsjelltë, ku të kuptuarit e domethënies është parësor.

Vendndodhja :

Multiple cities and villages in Albania and Kosovo.

Project dates:

2013 - ongoing.

Donors :

Sweden UNOPS Europian Union Headley Trust Council of Europe European Commission

Ne bashkepunim me :

Prominent cultural heritage sites, museums, archeological parks, etc

Work group :

CHwB Albania, multiple illustrators, heritage experts and educationalists.

Koleksioni i fëmijëve E KA KUSH E KA është krijuar me këtë perspektivë dhe po zgjerohet në vazhdimësi. E përbërë nga 20 artikuj edukativ të krijuara nga profesioniste me një frymë të përsosur bashkëpunimi, koleksioni i jep mundësi të gjithëve të zbulojnë disa aspekte të trashëgimisë kulturore, të prekshme dhe të paprekshme, përmes lojrave argëtuese të përshtatura për fëmijët. Përmes këtyre artikujve (lojëra tavoline, libërtha, lojëra formuese…), synohet që fëmijëve dhe të rinjve t’u jepen çelësat e të kuptuarit të kontekstit që i rrethon, duke përforcuar kështu zhvillimin e aftësive personale, metodologjike dhe komunikuese në mënyrë rekreative. Njëkohësisht, nxit shfaqjen dhe forcimin e një lidhjeje mes të rinjve dhe mjedisit të tyre historik dhe kulturor, duke kontribuar kështu në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

20 Mjete edukative të krijuara në total
130 Atelie të Trashëgimisë të organizuara
2803 Fëmijë të përfshirë
300 Partnerë profesionistë të përfshirë në organizimin e atelieve (mësues, edukatorë, ekspertë të trashëgimisë, prindër...)
30 Qytete dhe fshatra ku është organizuar të paktën 1 Atelie e Trashëgimisë
9 Mjete të reja edukative shumë tërheqëse të vendosura nën simbolin e koleksionit “E KA KUSH E KA”
15 Mjete edukative të krijuara në total
5 Aktivitete të mëdha "Mos u nxeh" të organizuara në natyrë në vende publike në 5 qytete
78+ Partnerë institucionalë (arsim, kulturë, struktura lokale, biznese, bashki, etj.).
16 Bashkëkrijues shumë të talentuar dhe të përkushtuar (ilustrator, autorë, edukatorë, animatorë…).
2 Çmime inkurajuese dhe prestigjoze ndërkombëtare
1 Program pilot kombëtar në partneritet me Ministrinë e Arsimit
32 Cities and villages in Albania have hosted at least 1 Heritage Atelier.

Dëshironi të provoni lojën Mos u Nxeh Gjirokastra?

Fillimisht printoni fletët në format A4 dhe ngjitini ato; më pas gjeni një zar dhe 4 kopsa të ngjyrave të ndryshme dhe jeni gati për të filluar lojën. Pasi të keni mbaruar lojën na dërgoni përshtypjet tuaja në albania@chwb.org.

Ju gjithashtu mund të shkarkoni mostra të broshurave të koleksioneve duke klikuar në butonin (dokumentet në shqip):

Aktiviteti i ri i koleksionit “E ka kush e ka

“RRI MË KËMBË”

Një lojë fjalësh në shqip duke kombinuar sërish kuptimet e “Rimëkëmbjes dhe Qëndrimit të Lartë”.

Printo, Luaj, Mëso !

Për fëmijë 6 – 11 vjeç.

01. Kulla e Sahatit, Krujë

02. Kulla C, Durrës

03. Teqeja e Dollmes, Krujë

04. Kulla e Prezes

 

Shikoni edhe modelin e letrës të shtëpise Babameto në videon më poshtë:

 

sqAlbanian