Katër modele eduaktive të krijuara në kuadër të projektit “Platformat e Fuqizimit dhe Mësimit përmes Trashëgimisë” u promovuan me sukses gjatë aktiviteteve të lançimit të organizuara në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë. Të konceptuara si 'klasa të hapura', këto evente u karakterizuan nga pjesëmarrja e palëve të interesit lokalë, fëmijëve dhe stafit mësimdhënës. Përveç aktiviteteve të lançimit, në secilin prej tre qyteteve u zhvillua një lloj tjetër aktiviteti promovues/edukativ - ‘Atelietë e Trashëgimisë’ në shkolla.
Në javën e parë të qershorit u mbajtën në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë eventet e lançimit, të 4 modeleve edukative. Eventet mblodhën së bashku fëmijë, aktorë lokalë nga institucione të ndryshme, partnerë dhe bashkëpunëtorë që kanë kontribuar në zhvillimin e libërthave përgjatë gjithë projektit.

Projekti “Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë”, u financua nga Bashkimi Evropian. Financimi u sigurua nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS Albania dhe në koordinim me Ministrinë e Kulturës.
Katër modelet edukative të krijuara në kuadër të këtij projekti mund t’i aksesoni online nëpërmjet
lidhjeve të mëposhtme:
Ura e Kurçajt: Kurçaj_web
Kalaja e Bashtovës: Bashtova_web
Ethnographic Museum of Kruja: Book_Kruja_web
Ethnographic Museum of Kavaja: Book_Kavaja_web