A jeni një ish-pjesëmarrës i kampit të RRC?
A jeni entuziastë me idenë për t’u përfshirë plotësisht në implementimim e një kampi ?
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se tani po kërkojmë vullnetarë për Kampin e 51-të Rajonal të Restaurimit!
Këtë vit Kampi Rajonal i Restaurimit do të fokusohet në dokumentimin e disa siteve historike me teknologji të shekullit të 21-të, prodhimin e ortofotove dhe hartave topografike për disa asete kulturore në Rajonin e Ohrit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky dokumentacion do t'u mundësojë institucioneve vendore të kuptojnë, monitorojnë dhe mirëmbajnë monumentet e rajonit, duke shërbyer si një burim i vlefshëm për ndërhyrjet e ardhshme restauruese dhe praktikat e ruajtjes së trashëgimisë. Kampi është një mundësi të shkëlqyer për pjesëmarrësit që të fitojnë njohuri dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në dokumentimin e aseteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, falë edhe ekspertizës profesionale të partnerëve tanë lokalë të Kampit, të cilët janë specialistë dokumentacioni me përvojë dhe ekspertë të trashëgimisë lokale të rajonit.
Përfshirja juaj si vullnetar është shumë e çmuar në drejtimin e kampeve: ju bëheni urë lidhëse midis ekspertëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Ju e bëni përvojën e kësaj të fundit më shpërblyese, duke sjellë përvojat tuaja të mëparshme dhe duke ndarë mësimet e nxjerra.
Pse të bëhesh vullnetar për RRC?
Ndërsa do të fitoni njohuri teorike dhe praktike rreth metodave dhe teknikave të ndryshme të dokumentimit, do të keni gjithashtu një rol kyç për të luajtur në trajtimin e aspekteve logjistike, ndërkulturore dhe sociale gjatë kampit. Kjo është një mundësi e vlefshme për të fituar aftësi të reja dhe për të ndërtuar njohuri dhe përvojë në fushën e dokumentimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, pedagogë dhe pjesëmarrës të tjerë.
Cilat do të jenë detyrat tuaja ?
Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre gjatë Kampit. Atyre mund t’u kërkohet të ndihmojnë në fushat e mëposhtme :
Detyrat organizative (përgjegjësia për regjistrimin, logjistikën)
Përgjegjësia mbi vendet e punës (dokumentimi, zbatimi i masave të sigurisë, sigurimi që të gjithë po punojnë drejt rezultatit përfundimtar)
Komunikimi/Komuniteti (duke qenë ura lidhëse ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthimet, lehtësimi i diskutimeve, komunikimi me komunitetin lokal dhe median)
Kriteret e përzgjedhjes
Ju jeni një ish-pjesëmarrës i një Kampi Rajonal të Restaurimit të CHwB Albania.
Ju flisni rrjedhshëm Anglisht, Maqedonisht dhe/ose Shqip,
Jeni të ndershëm, të gëzuar dhe një punëtor efikas.
E rëndësishme! Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë paraprake në komunikimin me mediat sociale.
communication.
Shpenzimet
CHwB Albania do të mbulojë të gjitha shpenzimet për vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, ekskursionet dhe udhëtimet siç tregohet në axhendën e programit dhe kostot që lidhen me detyrat vullnetare. Vullnetarët që vijnë nga jashtë këtyre vendeve do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin në vendin ku ndodhet kampi.
Aplikimi dhe afati
Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni shansin tuaj për të marrë pjesë në këtë përvojë unike duke aplikuar këtu.
(Afati i fundit për aplikime: 12 korrik)